“Ti mos u bëj xheloze”, Rama nuk i kursen batutat me Këlliçin: Unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigje! Jam racë…

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa po i përgjigjej pyetjeve të Belind Këlliçit, Rama nuk i ka lënë as batutat.

Teksa i tregonte Ramës dokumente, për t’i vërtetuar ato që po thoshte, Këlliçi tha se nuk do që ta ngarkojë kryeministrin me shumë shkresa dhe akte, duke sjellë reagimin e kryeministrit. Ram tha se ai është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t’i kthejë përgjigje

“Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama e ngacmonte se merremi vesh më mirë bashkë, Tabaku ndërhynte duke iu shprehur se “ti, Rama me foltoren ti merresh vesh mirë, sepse jeni bashkë”. Kryeministri replikoi duke iu drejtuar Tabakut se “mos u bëj xheloze ti për foltoren”.

Zjarr Tv Ad