“Ti nuk duhet të dalësh fare në ekran me këtë…”/ Plas keq LIVE në emision, Meriadini nuk përmbahet ndaj motrës së Olta Gixharit: Si të duket të të shajnë p*tanë dhe k*rvë?

0
677
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP” solli shumë dinamika ditën e djeshme, teksa vëmendje mori largimi i Bledit me dëshirën e tij.

Të ftuar në emisionin “Breaking”, ishin Meridian Ramcaj, miku i mirë i Luizit dhe motra e Oltës, Greta Gixhari. Ata janë përplasur ashpër me njëri tjetrin, teksa debatojnë në lidhje me ofendimet e bëra aty në shtëpi. Meridiani ka sjellë në kujtesë një video, ku Olta shfaqet duke ofenduar rëndë Jonën. Nga ana tjetër, motra e saj i ka dalë në mbrojtje, duke thënë se kjo video është e vjetër.

“Bledi Mane doli që ta pëlqejë publiku për veprimin që beri, që mos ndahej çifti. Mendoj se aty fshihej diçka tjetër jo shpjegimi që dha.”,  tha Greta.

“Ai ishte konsumuar mendërisht aty brenda. Ai kishte gjithë ditën që e përsëriste se do bënte surprizë. Por ai vetë e ndjente, e dinte që e kishte të vështirë të depërtonte mes çiftit. Nuk e kam parë si lojtar por si opinionit. Ai e quajti veten lojtar të fortë, sepse Olta e nxori në nominim për të nxjerrë Kiarën nga shtëpia. Olta ka qenë e sigurt që dilte Kiara prandaj e bëri këtë. Ajo nuk futi maestron sepse e ndjeu rrezikun që ai mund të ikte para Kiarës.”,  tha Meridiani.

“Nuk më pëlqen si përflitet gjithmonë kjo gjëja e nominimeve. Ky nominim nuk i faturohet atij personi, por supozohet që është i ndikuar. Dhe kur e bëri Dea u tha që u ndikua nga Olta dhe Olta sikur u ndikua nga Maestro.”,  tha Greta.

“Olta aty vetëm ka nevojë për mbështetje nuk rri dot vetëm. Dean ai nuk e llogarit në lojë. Ai aktualisht e ka kuptuar sa i fuqishëm është jashtë. Largimi i Kiarës mund ta fokusonte më shumë në lojë.  Olta është marrë me jetën personale të Oltës jashtë. Kuçedër nuk është ofendim i barabartë me atë që i është bërë Jonës nga Olta. Big Brother është një lojë nervash. Si të duket që një femër të të thotë putanë ose kurvë?  Ajo ka sharë nga robt gjithë produksionin.”, tha Meridiani.

“Nëse ti flet me këtë gjuhë, ti miraton gjuhën që përdorin dhe komentuesit. Ti nuk duhet të dalësh fare në ekran me këtë gjuhë.”,  tha Greta.

Zjarr Tv Ad