TI: Shqipëria humbet 7 pozicione në luftën kundër korrupsionit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka rënë plot 23 vende në renditjen e indeksit të korrupsionit në botë në pesë vitet e fundit. Për vitin 2019, vendi renditet në vendin e 106 nga 180 të marra në vlerësim, dhe trendi sa vjen e përkeqësohet.

Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë përmirësime në luftën kundër korru psionit në sektorin publik, por po përkeqësohet nga viti në vit. Organizata ndërkombëtare, Transparency International, publikoi të enjten Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Për vitin 2019, mes 180 vendeve të marra në vlerësim, Shqipëria renditet e 106-ta me 35 pikë apo 7 vende më poshtë nga viti i mëparshëm dhe plot 23 vende më poshtë nga viti 2016, i cili konsiderohet edhe si më i miri i pesë viteve të fundit.

“Qeveritë duhet urgjentisht të adresojnë rolin korru ptues që paratë po luajnë në financimin e partive politike dhe influencën e papërshtatshme që ato ushtrojnë në sistemet tona politike,” deklaroi organizata.

Transparency rezervon kritika edhe për adresimin e konflikteve të interesit në politikëbërje, forcimin e masave kundër blerjes së votave dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe promovimin e ndarjes së pushteteve përmes një gjyqësori të pavarur.

Në nivel e Ballkanit Perëndimor, Kroacia renditet më mirë se çdo shtet në vendin e 60, Mali i Zi i 66-ti, Serbia e 91-ta, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina e 101-ta dhe Maqedonia e Veriut njësoj si Shqipëria, në vendin e 106.

Në analizën për Kosovën, organizata thekson se pret ndryshime pas formimit të qeverisë së re, dhe ka shpresë që Lëvizja Vetëvendosje do arrijë të vë në jetë premtimet për luftë ndaj korrupsiont pas kritikave ndër vite të komunitetit ndërkombëtar.

Në rang global, në vitin 2019 lëvizjet antikorru psion morën inerci edhe pse kjo nuk u reflektuan sa duhet në indeksin botëror. Vendet me perceptimin më të ulët për korrupsion në botë për vitin 2019 janë Zelanda e Re dhe Danimarka, secila me nga 87 pikë, ndërsa në dy vendet e fundit rreshtohen shtetet afrikane të Sudanit të Jugut dhe Somalisë.

Zjarr Tv Ad