“T’i themi gjërat siç janë”, Balla për integrimin në BE: Shan

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të BE por gjithashtu edhe ministri i Brendshëm, Çuçi, deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe deputeti i PS, Taulant Balla.

Gjatë mbledhjes është folur mbi raportet e BE sa i takon zbatimit të rekomandimeve për anëtarësim. Balla tha se ishte e qartë se Bullgaria nuk do të hiqte veton e saj për mos-anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe në këtë mënyrë prekej edhe Shqipëria.

Ndërsa u shpreh se shpresonte për një qasje të re nga BE sa i takon anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Deputeti socialist, Taulant Balla: Unë shpresoj te ajo që tha kancelari gjerman dhe presidentin i Francës për një qasje të re të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Në këshillin e parë Kombëtar të Integrimit ti themi gjerat sic janë. Shanset që Bullgaria ta heqë veton janë pothuajse është zero. E dimë sa e vështirë është zhbësh një rezolutë në parlamentin bullgar që ka marrë 100% të votave për të bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se kjo është një çështje që nuk na takon.

Zjarr Tv Ad