“T’i vëmë minat kullave”/ Andi Bushati revoltohet dhe debaton me Belind Këlliçin pas deklaratës se është pro ndërtimit

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se ndërtimet e panumërta në Tiranë po vënë në rrezik jetën e banorëve të kryeqytetit.

Bushati u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që edhe Belind Këlliçi, i cili kundërshton modelin e Veliajt, të ndjekë të njëjtin model të betonizimit të Tiranës.

“Edhe kandidati që kundërshton modelin Veliaj rrezikon të bëhet pre e presionit të oligarkëve për të vazhduar idenë se Tirana duhet të vazhdojë të ndërtojë. Unë jam që edhe këtyre kullave që kemi t’i vëmë minat, se njerëzve po u shkurtohet jeta dhe po u merret ajri”, tha Bushati në Euronews.

Analisti Bushati debatoi me pas për ndërtimet në kryeqytet me kandidatin e opozitës, të dalë nga Primaret, Belind Këlliçi, që u shpreh se është pro ndërtimit në kryeqytet.

Bushati iu kthye duke i thënë se kjo është diçka e tmerrshme, pasi Tirana është e betonizuar.

Andi Bushati: Me frazën e fundit më tmerroi. Jam pro ndërtimit, në këtë qytet që po betonizohet.

Belind Këlliçi: Jo, jo. Jam pro ndërtimit policentrik. Pse u tmerrove ti? Ti e di shumë mirë që unë jam kundër ndërtimit në qendër. Ti e di shumë mirë që unë jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Jam pro zhvillimit të qytetit në të gjithë hapësirën e tij.

Andi Bushati: Unë me zhvillim, me të mirën e Tiranës, me të mirën e mushkërive të qytetarëve të saj, unë kuptoj që në Unazën e Madhe të Tiranës.

Zjarr Tv Ad