‘Ti vjedh vota’, Gjuzi përplaset me Gjiknurin, largohet nga Komisioni

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Reformës Zgjedhore i Rilindjes, ka nisur me debate dhe akuza mes të pranishmëve. Protagonistë të “sherrit” ishin deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi dhe kreu i komisionit Damian Gjiknuri.

Gjithçka nisi kur deputeti Gjuzi kërkoi fjalën, por kjo iu refuzua nga Gjiknuri me pretendimin se ai nuk është anëtar. Kaq ka mjaftuar dhe Kujtim Gjuzi iu drejtua kreut të Komisionit duke e akuzuar atë për vjedhje votash. Në fund Kujtim Gjuzi u largua nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Debati mes tyre: 

Rudina Hajdari: Fjalën e ka tani Shoqëria Civile

Kujtim Gjuzi: Do flas unë

Damian Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile

Kujtim Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën

Damian Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua

Kujtim Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty

Damian Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën

Kujtim Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh, ngrihet nga vendi dhe del

Damian Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani….. hajde

Kujtim Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti, Ti vjedh vota!

Damian Gjiknuri: Ik Gjuzi se je në konflikt me logjikën.

Zjarr Tv Ad