Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e bllokuar në Zyrih një ditë më parë.
TIA njofton se fluturimi do të kryhet pasditen e sotme në orën 16:10 dhe mbërritja në Tiranë do të jetë në 18:10, ndërsa në orën 18:55 do të nisë fluturimi nga Tirana për në Zyrih.
Kujtojmë se mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i Dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,
Njoftimi i TIA-s:
Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që kanë mbetur në Zyrih nga fluturimi i ditës së djeshme: Ju lutem lidhuni me kompaninë Edelweiss.
Fluturimi do të bëhet sot.
Nisja nga Zvicra parashikohet në orën 16.10 dhe mbërritja në Tiranë 18.10
Nisja nga Tirana parashikohet në orën 18.55 dhe mbërritja në Zyrih në ora 21.00.
Udhëtim të mbarë!
Tirana International Airport