Tifo-grupi prishtinas “Plisat”: Kombëtarja jonë Shqipëria

0
680
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i tifo grupit të Prishtinës, ‘Plisat’, Albert Kastrati ka thënë se ata do të përkrahin Kombëtaren shqiptare e jo atë të Kosovës.

Ai tha se ata janë gëzuar shumë për pranimin e Kosovës, por insistoi se vendimin e kanë marrë prej kohësh dhe në Shqipëri luajnë po ashtu lojtarë të Kosovës.

“Lajmin e kemi marrë shumë mirë ngaqë e kemi pritur shumë gjatë këtë lajm. Pranimi i Kosovës besoj që hap rrugë për bashkimin me kombëtaren në një ligë”, tha Kastrati në Onfo Magazinë.

“Ne e përkrahim Shqipërinë e kemi marrë vendimin qysh moti dhe nuk ka ndryshime, ne e dojmë Kosovën por e kemi kombëtaren e Shqipërisë. Plisat e përkrahin kombëtaren shqiptare aty ka edhe lojtar të Kosovës, ndoshta më shumë se sa të Shqipërisë”./Express/a.m.

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad