Tifozët anglezë pyeten se me kë e dëshirojnë Anglinë në grupet e ‘Euro 2020’, befasojnë me përgjigjjet për Kosovën

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, i cili mbahet në verën e vitit të ardhshëm.

Në grupin A, Anglia u rendit në vendin e parë, derisa në këtë grup ndodhej edhe Kosova, e cila nuk arriti të kualifikohej duke përfunduar në vendin e tretë, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator, Kosova luajti pikërisht përballë liderit Anglisë, nga e cila humbi me rezultat 0:4 në ‘Fadil Vokrri’.

Por, rezultati nuk ishte në plan të parë në këtë ndeshje, por ishte mikpritja që iu bë tifozëve dhe futbollistëve anglezë nga populli kosovarë.

Nga mikpritja e Kosovës mbetën të mahnitur anglezët, të cilët në rrjetet sociale shprehën falënderimin e tyre dhe rrëfyen përvoja të veçanta nga qëndrimi në Kosovë. Dje, Anglia publikoi vazot për shortin e Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, i cili hudhet pas disa ditësh.

Ndërkaq, në pyetjen se kë e ëndërroni në short, tifozët anglezë kanë kërkuar Kosovën në grup.

“Unë do të doja ta shoh Kosovën të kualifikuar dhe të luajmë ndaj tyre në ‘Wembley’ pas pritjes që ata na dhanë ne. Isha i pakënaqur që luajtëm ndaj tyre në St Mary’s Stadium”, tha Jon Gibbon, një tifoz anglez.

Ndërkaq, tifozi tjetër me emrin Richard Brown shkroi: “Rusia, Austria dhe Finlanda dhe shpresoj ta shoh Kosovën të kualifikuar”.

“Anglia, Zvicra dhe Austria, si dhe shpresoj që Kosova e mrekullueshme të jetë në grupin tonë gjithashtu”, shkroi Tony Kelly, një tjetër tifoz anglez.

Ndryshe, Kosova e ka rastin të kualifikohet në ‘Euro 2020’ përmes Ligës së Kombeve./Zëri.info

Zjarr Tv Ad