Tifozët e Nantës homazhe Salas

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një nga tribunat e stadiumit, tifozët e Nantës kishin krijuar një mozaik ku lexohej mbiemri i futbollistit, ndërkohë që u shpalos edhe një banderolë gjigande me foton e futbollistit argjentinas, e ndër sa futbollistët e Nantës kishin veshur fanela me frazën ‘Të duam Emy’ në shpinë.

Përveç këtyre në shkallët e stadiumit tifozët filluan të valëvisnin edhe flamurin  argjentinas për të vijuar më pas me duartrokitjen për lojtarin që zgjati 1 minutë

Emiliano Sala shënoi 42 gola me fanelën e Nantës përpara se të kalonte te Kardifi për shifrën e 17 milioonë Eurove. 28 vjeçari ishte duke udhëtuar drejt Uellsit kur në mbrëmjen e 21 janarit avioni i tij u zhduk nga radarët mbi Kanalin e La Manshit. Orët e fundit ka patur zhvillime të reja në lidhje me këtë ngjarje misterioze pasi hetuesit britanikë bënë të ditur se janë gjetur pjesë të avionit Piper PA-46 Malibu në një plazh të Francës.

Zjarr Tv Ad