Tifozët e Romës shpërthejnë kundër presidentit

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarizimi i largimit të Daniele De Rosit nga Roma ka bërë të shpërthejë protesta e tifozëve verdhekuq kundër presidentit Xhejms Palota, që në një konferencë për shtyp ka saktësuar se Roma nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me kapitenin e saj. Tre janë parrullat e ekspozuara. Në hyrjen e selisë së re të klubit shfaqet një flamur amerikan i përmbysur dhe një kryq, me mbishkrimin: “Bij të Romës, kapitenë dhe flamuj. Ky është respekti dhe dashuria që ky klub nuk do ta ketë kurrë!”

Mesazhi i hapur në Trigoria, qendra ku stërvitet Roma, shkruan: “Ne jemi Roma, ju jeni një agjenci funeralesh”. Nuk mungojë ofendimet ndaj Palotës, me një parrullë të rëndë hapur në adresë të tij. “Një president-derr dhe një klub i paaftë. DDR përgjithnjë në zemrën e njerëzve të tij”. Më pas një mesazh dedikuar vetëm kapitenit verdhekuq është shpalosur poshtë shtëpisë së tij: “DDR, krenaria jonë”. Dhe ky është vetëm fillimi, Roma dhe tifozët janë krisur.

Zjarr Tv Ad