Tifozët përgjakën Tiranën, reagon Princ Leka: E kthyen kryeqytetin në kaos, mezi pres të shoh çfarë do të ndodhë nesër pas ndeshjes

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbrëmjes së djeshme tifozët e të dyja skuadrave, Feyenoord dhe Romës u përleshën me policinë, ku sipas informacioneve janë arrestuar 60 tifozë, mes të cilëve 12 holandezë, ndërsa pjesa tjetër italianë.

Dhjetë efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa pati edhe dëme materiale.

Në lidhje me këtë ngjarje aspak të këndshme ka reaguar dhe Princ Leka. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Tëitter”, ai ka dënuar ashpër këtë sjellje të tifozëve pasi kanë kthyer Tiranën në një skenë të pastër kaosi.

“Tifozët e futbollit të Feyenoord e kanë kthyer Tiranën në një skenë të pastër kaosi… rrugët janë në bujë… mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes nesër”, tha ai.

Zjarr Tv Ad