“Tina është martuar, kemi dhëndrin në shtëpi”- Nëna e 18-vjeçares kërkon lirimin e së bijës: Nuk ishte e lidhur me Valter Mollaj, e kishte si vajzën e tij

0
479
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ëma e Martina Pajollarit, ka mohuar akuzat se e bija është e përfshirë në vrasjen e Martin Çeços. Miranda Pajollari deklaroi për mediat se 18-vjeçarja, si edhe tre të arrestuarit e tjerë janë të pafajshëm, duke pretenduar se mes Tinën dhe Valter Mollajt, nuk ka pasur lidhje intime.

Ajo tregoi se Valter Mollaj e ndihmonte atë dhe familjen e saj, se Martina është në moshën e vajzës së tij.

Ndërsa tregoi se 18-vjeçarja është martuar dy javë më parë dhe dhëndrin e kanë në shtëpi.

Miranda Pajollari: “I bëri festë ai çupa nuk e pranoi, se çfarë na futën në këto ngatërresa.

Në polici na kërcënonin, na bënin. Erdhën na morën në 2 të natës, çupën e goditën. Jemi të pafajshëm, ne dhe ata djemtë, na kanë ndihmuar. Janë shumë të pafajshëm, ata dhe çupa ime. E kanë marrë një natë, ne nuk e dinim vendin. Qante bërtiste çupa, nga kërcënimet i thoshte ato. Ne na ndihmonin për ushqimet për çdo gjë, se kam 4 fëmijë,. Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. Burri e kërkon vajzën.

Gjykata të më japë çupën, jemi të pafajshëm. Tina është e martuar, ka dy javë çupa që është martuar. Ka bagëtitë në fshat, ngeli këtej dhëndri. Është në Vlorë.”

Zjarr Tv Ad