Tina Turner: Bashkëshorti me shpëtoi jetën

0
78

Mbretëresha e rrokut, Tina Turner, ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së saj në një libër, që sigurisht përfshin jetën profesionale dhe atë private. 78-vjeçarja shkruan se bashkëshorti i saj i ka shpëtuar jetën duke i dhuruar një veshkë.

“My love story” quhet libri, i cili tregon jetën e këngëtares që ditën kur mendoi të vriste vetën për ti shpëtuar dhunës së bashkëshortit të parë dhe deri ditën kur njohu burrin që do t’i shpëtonte jetën, Erwin Bach.
Njohja e tyre nisi në vitet 80, por që do të kurorëzohej në martesë vetëm në 2013: ajo 73 vjeç dhe ai 57.

Megjithatë libri tregon anët e errëta dhe ato të çelta të jetës së këngëtares. Një histori që si drita verbuese ka famën, por që fsheh lot, dhimbje, por edhe shumë dashuri.

Zjarr Tv Ad