Tiparet fizike që kanë të lindurit në shenjën e Gaforres

0
35

Fytyra: Tiparet e fytyrës janë zakonisht tërheqëse, por të vogla. Forma e fytyrës është e plotë. Nofulla është e fortë dhe e dukshme. Sytë janë shpesh herë në ngjyrë gri ose blu. Vetullat janë me hark të theksuar. Buzët kanë tendencën të jenë të plota dhe buzëqeshja duket e madhe. Zakonisht hunda është me majë. Flokët më shpesh i gjen në ngjyrë kafe. Ngjyra e lëkurës mund të jetë e lehtë, por ka raste kur anon nga e zbehtë.

Trupi:Njerëzit e Gaforres kanë gjatësi trupi mesatare dhe zakonisht janë të hollë. Krahët dhe këmbët janë shumë të holla në krahasim me trupin. Por edhe po ta vlerësosh trupin në tërësi, krahët janë më të gjatë sesa duhet për atë trup. Edhe busti (nga mesi e lartë) është më i gjatë në propocion me pjesën poshtë të trupit. Duart dhe shputat e këmbeve janë të forta dhe të mëdha.