Tirana 100 vjet kryeqytet , zëdhënësja e PD: Sot është në betejë me të keqen, uroj që përvjetoret e tjera …

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në 100- vjetorin e Tiranës si kryeqytet thotë se qyteti ku u lind dhe u rrit është në betejë me të keqen.

Duke thumbuar Bashkinë e Tiranës Zhupa thotë se kryeqyteti është në betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë, trashëgiminë kulturore apo dhe ajrin, ujin e pijshëm hapësirat, publike, vlerat, rrugët dhe transportin cilësor apo shkollat e sigurta. Ajo në fund uron Tiranën duke shpresuar se përvjetoret e tjera do e gjejnë Tiranën si një metropol europian.

STATUSI I INA ZHUPËS

Ina K. Zhupa
Ne kete 100 vjetor Tirana gjendet ne nje beteje!

Tirana sot eshte ne beteje me te keqen! Tirana sot eshte ne beteje per te ruajtur identitetin e saj, ne beteje per te ruajtur historine e saj, per te ruajtur trashegimnine kulturore. Eshte ne beteje per te ruajtur ajrin e saj, per te ruajtur hapesirat publike, per te ruajtur vlerat e saj. Tirana eshte ne beteje per te fituar ujin e pijshem, rruget cilesore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta.

Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet ti fitojme keto beteja, per te ardhmen, per te na gjetur pervjetoret e tjera me nje Tirane metropol europian ne cdo aspekt! Ky eshte urimi im per Tiranen!

Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris femijen tim.

Zjarr Tv Ad