Tirana feston 74-vjetorin e çlirimit, homazhe tek “Ushtari i Panjohur”

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Tirana, kryeqyteti i vendit feston 74-vjetorin e çlirimit. Historia e përcakton 17 nëntori 1944, si një nga operacionet më të rëndësishëm kundër forcave gjermane për çlirimin e kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, zëvendësMinistri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shumë të tjetër kanë mbajtur homazhe tek Ushtari i Panjohur.

Çlirimi i kryeqytetit, 74 vjet më parë kishte një rëndësi të madhe kombëtare e strategjike. Edhe sot e kësaj dite rëndësia e kësaj lufte është shumë e rëndësishme. Është një gjykim dhe vlerësim politik i domosdoshëm. Populli shqiptar në Luftën e Dytë Botërore zgjodhi rrugën e duhur.

Mori vendimin e duhur politik e ushtarak për t’iu bashkuar një koalicioni të madh antifashist me armë në dorë për të çliruar vendin. Kuptohet që jo të gjithë shqiptarët zgjodhën këtë rrugë. Ishin vetëm 70 mijë partizanë dhe partizane që u rreshtuan në Ushtrinë Nacional Çlirimtare kur të tjerët zgjodhën rrugën tjetër.

Ata donin që duke bashkëpunuar me fashizmin e nazizmin të mbanin  pushtetin politik duke tradhtuar interesat e vendit. Ata nuk luftuan për Shqipërinë e madhe por të merrnin pushtetin, por populli shqiptar nuk i mbështeti. Ai mbështeti 70 mijë partizanët çlirimtarë.

Prandaj kjo ditë e çlirimit të Tiranës është e rëndësishme dhe ftoj të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunuan me fashizmin ti kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. Lavdi të gjithë atyre që ranë dëshmor për çlirimin e vendit. Në emër të qeverisë dua të falënderoj bashkinë e Tiranës që me lartësinë e duhur politike dhe atdhetare organizon çdo vit këtë ditë të shënuar, – u shpreh në fjalën e tij, Petro Koçi.

Zjarr Tv Ad