Tirana gati për aventurën evropiane, bardheblutë zbarkojnë në Luksenburg

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Tiranës ka mërritur paraditen e sotme në Luksenburg ku do të nis aventurën e saj evropiane për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi ku zhvilloi edhe disa teste miqësore dhe është gati për të nisur sezonin e ri. Bardheblutë do të përballen me skuadrën e Dudelange për raundin e parë kualifikues të Uefa Champions League.

Tirana do të kërkoj të marrë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë për të qënë me të qetë në takimin e kthimit që do të luhet në Tirane javën e ardshme.

Takimi i nesërm do të zhvillohet në stadiumin “Stade Jos Nosbaum” duke nisur nga ora 19:30 dhe do të gjykohet nga norvegjezi Rohit Saggi.

Zjarr Tv Ad