Shef i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar ndaj një raporti të Indeksit, ku Tirana radhitet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe të jetesës.
Balliu është shprehur se e gjitha kjo ka ndodhur si shkak i menaxhimit të Erjon Veliajt. Sipas tij çmimet e larta, ndotja e ajrit si dhe kujdesi shëndetësor janë faktorët që e kanë dërguar kryeqytetin në rënie.
“Erion Veliaj ka shkatërruar cilësinë e jetës për qytetarët në kryeqytet.
Indeksi i Cilësisë së Jetesës nga Numbeo e rëndit Tiranën ndër kryeqytetet më cilësinë më të keqe në botë.
Çmimet e larta dhe të papërballueshme për pasuritë e paluajtshme në raport me të ardhurat, ndotja, kujdesin shëndetësor, janë kritike në Tiranë.
Fatkeqësisht Tirana çdo vit ka shënuar vetëm rënie në cilësinë e jetës, duke shënuar këtë vit dhe rekordin.
RRËNIMI i Tiranës duhet NDALUR duke shporrur Lali inceneratorin, i cili ka vjedhur dhe shkatërruar qytetarët,” ka shkruar Balliu.