Tirana luan ndeshjen vendimtare, trajneri Shehi optimist për përmbysjen

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Tiranës u mposht me rezultatin 1-0 në takimin e parë të vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Uefa Champions League.

Ndërkohë sonte në mbrëmje në “Air Albania”do të luhet takimi i kthimit ku skuadra e Orges Shehit do të përpiqet të përmbys Dundelanzhin dhe të kaloj në turin e dytë. Ky nuk do të jetë një mission aspak i lehtë, megjithatë trajneri Shehi shprehet optimist për këtë sfidë.

Ai thotë se e ka parë me vëmendje takimin e parë dhe se ka përgatitur cdo detaj në këtë ndeshje në mënyrë që të marrë maksimumin e mundshëm.

Në të njëjtën linjë me trajnerin është shprehur edhe kapiteni i ekipit Marsel Ismailgeci që thotë se gabimet e ndeshjes së parë nuk do të përsëriten mbrëmjen e sotme. Kapiteni shprehet se edhe fusha pati ndikimin e vetë në takimin e parë dhe sipas tij ndeshja e sotme do të jetë dicka tjetër.

Po sot luajnë sfidat e tyre europiane edhe ekipet e tjera shqiptare me Shkupin që e ka hipotekuar kualifikimin me fitoren 3-0 në ndëshjen e parë përballë Lincoln Red Imps. Ballkani i Ilir Dajës duhet të marrë një rezultat pozitiv pas barazimit 1-1 përballë lituanezëve të Zalgiris.

Ndërkohë Drita duhet të përmbys disavantazhin minimal përballë finlandezëve të Inter Turku në Conference League.

Zjarr Tv Ad