Tirana pa makina më 5 maj

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Krahas aktiviteteve për Ditën e Dëshmorëve në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, më 5 maj në Tiranë do zhvillohet edhe dita pa makina.

Rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia dedikuar të gjithë hapësirën këmbësorëve.  Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të zhvillohet edhe ceremoniali i skulpturave të Partizanëve. Ndërkaq do të jetë edhe një muze i hapur.

Gjithashtu është menduar edhe një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ si dhe do të ketë edhe një performancë të 50 balerinëve.

Paralelisht, aktivitetet do të mbahen edhe në Sheshin “Skënderbej”, ku do të ketë një koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF si dhe do të organizohet një minipoligon për qitje dhe Paintball.

Festa do të vijojë edhe në orët e mbrëmjes ku do të ketë këngë kënge partizane në sheshin “Nënë Tereza”.

Aktivitetet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi “Nënë Tereza”:

-Ora 08:00 Panairi i antikuarëve të Tiranës

-Ora 09:00 Ceremoniali i skulpturave të Partizanëve

-Ora 09:00 Open Muze

-Ora 10:00 Kori i Shkollave të Mesme

-Ora 10:00 Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ

-Ora 10:30 Performancë e 50 balerinëve

-Ora 19:00- 21:00 Këndojmë kënge partizane në sheshin Nënë Tereza

Aktivitetet në Sheshin “Skënderbej”:

-Ora 10:00-11:00 Koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF

-Ora 10:00-13:00 Organizimi i një minipoligoni qitje dhe Paintball

 

Zjarr Tv Ad