Tirana zyrtare: Stop urrejtjes , janë vrarë 4 shqiptarë në Athinë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për vdekjen e 18 vjeçarit  shqiptar Marios Isak i cili mbeti i vrarë në Kavala të Greqisë. Ministria e Jashtme shqiptare deklaron se kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit.

MEPJ shpreh shqetesimin për serinë e vrasjeve së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.

Diplomacia shqiptare shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të shqiptarëve dhe dënon vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke.

Gjithashtu dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj.

 

Ministri e Jashtme  shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.

 

 

 

Zjarr Tv Ad