Tirane: 18 vjeçarja vetëhidhet nga kati i tretë, në Selitë plas sherri

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 18 vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në rrugën “Metush Luli”në Tiranë. Ngjarja është rregjistruar rreth orës 13:15 të ditës së sotme.

Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve” informoi policia e Tiranës

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Gati 30 minuta më pas ka pasur  një sherr në selitë.

Me datë 22.08.2020, rreth orës 13:50, në Selitë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Sh.D., ka goditur me sende të forta shtetasin I.M., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi Sh.D., u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad