Tiranë: 26 vjeçari rreh prindërit dhe të fejuarën, madje kanos dhe policin

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi rrahu prindërit dhe të fejuarën e tij. Nuk është ndalur me kaq por ka kanosur dhe punonjësin e policisë së rendit publik që po kryente detyrën.

I riu me inicialet K. M u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, informoi sot policia e Tiranes.

Gjithashtu policia e Tiranës njofton arrestimin e 34 vjeçarit I cili akuzohet si fajtor për aksidentin me vdekje të ndodhur dje në rrugën Vorë- Rinas. Djali përplasi motorin që drejtohej nga shtetasi H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad