Tiranë, 510 mijë euro dëm kompanisë telefonike, 9 të ndaluar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka ndaluar 9 persona, pasi dyshohet si kanë shkaktuar një kompania telefonike jashtë vendit një dëm prej 510 000 euro.

Personat u ndaluan në kuadër të operacioni të koduar “Çentralisti”, ku u proceduan në gjendje të lirë edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 u shpallen në kërkim. Hetimet për këtë aktivitet të kundraligjshëm kishin filluar 8 muaj më parë.

Të ndaluarit janë:

J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë

A. V., 30 vjeç, banues në Fier

E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë

F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë

S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë

A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë

O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë

A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë

D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë

“Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro”, sqaron policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Zjarr Tv Ad