Tiranë/ dueli i “kickbox”-it për titullin botëror, Adriatik Cami-Ayoub Zerouali

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dibrani, i cili vetëm përpara pak ditësh festoi 39-vjetorin e tij të lindjes, tashmë ka filluar përgatitjet për këtë përballje, titullin të cilin kërkon ta fitojë në vendlindjen e tij.

Cami nuk e fshehu optimizmin e tij për fitoren e kësaj ndeshjeje, edhe pse e njeh shumë pak rivalin, sigurisht pa mohuar të papriturat që mund të ndodhin në këtë duel.

Adriatik Cami, i cili prej 22 vitesh jeton dhe stërvitet në Greqi, prej 7 vitesh bashkëpunon me trajnerin Angelos Stamatiadhis: “Prej 7 vitesh punoj me Camin. Është një sportist e njeri i mirë, ndihmon edhe sportistët e tjerë. ai mezi e ka pritur këtë moment për të zhvilluar një duel për titullin botëror në Shqipëri, kjo sepse është edhe ndeshja e tij e fundit”.

Adriatik Cami e nisi karrierën e tij në “kickbox” në vitin 1996 në nivelin amator. Në 2003 ai u bë sportist profesionist i kësaj disipline sportive. 39-vjeçari ka punuar me disa trajnerë në karrierën e tij dhe ka marrë pjesë në disa evenimente në Greqi dhe Evropë. Në 2005 u shpall kampion ballkanik dhe nënkampion Evrope. Ndërsa në 2016 fitoi titullin evropian në 75 kg, pasi mundi polakun Bieinias në duelin e zhvilluar në Bullgari.

Zjarr Tv Ad