Tiranë, goditet tjetër rast trafiku i klandestinëve, ndalohen 2 persona

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ndalohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 6 shtetas të tjerë në Tiranë.

Këta persona janë ndaluar gjatë një operacioni të koduar “Toka e premtuar”.

“Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 njësi kompjuterike, 2 aparate celular, disa leje qëndrimi të shtetasve të ndryshëm, fatura bankare, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.” – njofton policia.

Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit S. Y., 41 vjeç (shtetas palestinez) dhe S. C., 41 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

Si funksiononte skema?

Shtetasit e këtyre vendeve, të cilët vinin në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të shtetasve të ndaluar, të cilët u krijonin lehtësira për hapjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fiktivë dhe pa veprimtari financiare, arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Këta shtetas, pas qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë, arrinin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim nga Policia edhe 6 shtetas, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre.

Zjarr Tv Ad