Tiranë, kapet me armë e municione kreu i grupit kriminal

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të u kapën me armë e municione.

Unifromat blu arrestuan 37-vjeçarin me iniciale A. S., banues në Tiranë dhe 35-vjeçarin me iniciale Xh.M., banues në Fushë Mëzez.

37-vjeçari A.S., dyshohet se është kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale, raporton policia.

Gjatë operacionit ‘Versace’ në lagjen “Demokracia“ në Mamurras, dy të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

“Për 37-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Po kështu shtetasit  A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj  për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” Po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shteasi A.S dhe grupin kriminal që ai drejton,”-raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Zjarr Tv Ad