Tiranë, plagosi 4 persona në “Ali Dem”, arrestohet 52-vjeçari

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një plagosje e 4-fishtë ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.  Policia thotë se ka arrestuar autorin, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se arrestimi 52-vjeçarit është bërë në orët e fundit, ndërsa nuk dihet kur ka ndodhur plagosja.

“Gjatë orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin  R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit”  ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4  shtetas“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia e Tiranës thotë se janë arrestuar dhe proceduar edhe 9 persona të tjera për vepra të ndryshme penela, si vjedhje apo plagosje për shkak të shkeljeve të rregullave në qarkullimin rrugor.

Po ashtu policia thotë se arrestoi dy persona Rr. B., 57 vjeç dhe  A. A., 61 vjeç ( të dy banues në Tiranë) të shpallur në kërkim për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar ” dhe ”Fshehje e të ardhurave”.

Zjarr Tv Ad