Tiranë/ Policia kontrolle bizneseve për lëndë piroteknike

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vijuar sërish kontrollet nëpër të gjitha dyqanet ku dyshojnë se shesin lëndë shpërthyese me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe jetën e njerzve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nuk janë gjetur  kapsolla, apo produkte  të tjera piroteknike.

Ja njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

Policia e Shtetit, fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve.

 

Zjarr Tv Ad