Tiranë/ Qytetarët festuan Ditën e Verës edhe pa koncerte

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët në Tiranë kanë festuar Ditën e Verës edhe pse aktivitetet për të janë  shtyrë më  17 mars. Shëtitja me familjarët ka qenë aktiviteti që shumica e qytetarëve kanë zgjedhur të bëjnë në kryeqytet, ku nuk kanë munguar as shitjet e veroreve apo ballokumeve. 

Edhe pse Bashkia e Tiranës shtyu festimet e Ditës së Verës në 17 mars për shkak të kushteve atmosferike, qytetarët zgjodhën të festojnë në mënyrën e tyre. Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, Parku Rinia dhe zona e Liqenit Artificial ishin disa prej destinacioneve të vizituara prej tyre.  Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Edhe këtë 14 mars, qytetarët bënë blerjet e tyre për ëmbëlsirën tradicionale, ndërsa të tjerë kanë përgatitur në shtëpi edhe gatime të tjera. Rreth 50 aktivitete pritet të zhvillohen në kuadër të ditës së verës të dielën e 17 marsit nga Bashkia e Tiranës. Festimet do të nisin që prej orës 9.00 të mëngjesit, ku do të përfshihen lojëra për fëmijët, koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme për të gjithë qytetarët në kryeqytet.

 

 

Zjarr Tv Ad