Rritet shifra e dëmit ekonomik nga grabitja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Tiranë-Rinas.
Shifra zyrtare e shumes së vjedhur mësohet se është 2.5 mln euro, e cila po transferohej me destinacion Vjenën.
Jo zyrtarisht thuhet se shuma e grabitur eshte 4 milione euro, pasi në secilin nga tetë(8) thasët e marrë nga autorët ka pasur 500 mije euro.
Pas grabitjes në aksin Tiranë-Rinas, policia ka vendosur që ti hiqet liçenca kompanisë private “Jaguar Security”.
“Jaguar Security” akuzohet se falsifikoi dokumentat, pasi nuk kishte makina të blinduara.
Ne pranga diten e sotme ka rënë edhe drejtuesi teknik i kompanisë së sigurimit.
Shtetasi Fatmir Gapi, 55 vjec, ka rënë në pranga me akuzen se kompania ka falsifikuar te dhënat teknike në dokumentacion duke pretenduar se dispononte makina te blinduara kur në fakt një gjë e tille ka rezultuar e pavërtetë.
Policia flet per hetimet:
Më datë 09.02.2017, rreth orës 13:24, në segmentin Rrugorë interurban Qafë Kashari – Rinas.
Janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56
– 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike
– 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.
Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit :
• Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyre drejtues teknik i SHPSF
• Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
• Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
• Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes SHPSF,
• Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqerise,
• Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqerise.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes me arme” kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal.