Tiranë, shoferi i autobusit kapet me patentë false

0
309
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse ditë e dielë, kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, ku nga verifikimet në terren rezultoi se:

Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.

Zjarr Tv Ad