Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj gruas, arrestohet 50-vjeçari

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale D.P. banues në Tiranë.

“Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë”, – thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad