Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ne nje postim ne Facebook thote se Ramës i është fikur burrëria me kohë, ndërsa thekson se vajzat e Kurbinit nuk kanë nevojë të martohen me turq për të patur një çati mbi kokë.
Reagimi i Belind Kellicit
Tirja e qeverisë duhet të mësojë se kur flet në emër të shqiptarëve, duhet ti vërë fre gojës!
Mikut që na gjendet në ditë të vështirë i themi bujrum. Mund të jemi vend i varfër, por dinjiteti dhe krenaria nuk na kanë munguar KURRË. Halli i familjeve kurbinase që humbën shtëpitë nga tërmeti mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj Tire, kërkoji ndjesë motrave tona kurbinase për atë që the sot! Mos i trajto dhe mendo ato njëlloj si gratë e tua, ose si konkubina të sarajeve të sulltanit!
Vajzat shqiptare NUK kanë nevojë të lypin e të bien në gjunjë si zotrote. Vajzat e Kurbinit nuk kanë nevojë të martohen me turq për të patur një çati mbi kokë. Ka kush mendon për to.
Ty të është fikur burrëria me kohë, burrave kurbinas jo. Vazhdo falendero Lindën që të bëri me shtëpi, mashtrues!