Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-gjyqtari i Tiranës, Bledar Abduallai ka akuzuar persona brenda organeve të vettingut për racizëm krahinor.
Bëhet fjalë për një ankesë të bërë prej tij në vitin 2018, ku Abdullai tregon se ndaj personit të lidhur me të është përdorur paragjykim krahinor për të vlerësuar figurën e tij si gjyqtar.
Në ankesë shkruhet se ndaj personit të lidhur me Abdullain, zonjën Osmanaj, këshilltari pranë OMN-së kishte thënë: “U bë kjo tropojania e Viçidolit të ketë pasuri”.
Kjo akuzë del në dritë vetëm pak ditë pas një tjetër denoncimi për racizëm krahinor ku u raportua se Genta Bungo tha frazën “një maloke më pak” për ta larguar nga drejtësia, drejtuar prokurores Elisabeta Imeraj.