Tjetër ‘bombë’ nga Gjermania… ‘tronditet’ Rama: Së shpejti do të jetë para…

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama, së shpejti, do jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”. Deklarata është bërë nga Martin Henze, këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama shprehet se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

Në të njëjtin status ka komentuar vetë gazetari gjerman Tiede, i cili pyet Ramën se pse do ta hedhë në gjyq kur përgjimet e publikuara nga BILD janë origjinale.

“Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi-përgjimeve të BILD”, komenton Tiede.

Mes komentuesve është edhe Martin Henze. Ky i fundit shprehet se Rama do jetë së shpejti i pandehur në gjykatat ndërkombëtare.

“Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze.

Ai gjithashtu shprehet se BILD është një “organet më të mira të shtypit”. “Ne kemi lirinë e shtypit”, shton Henze, i cili përgëzon edhe gazetarin Peter Tiede për artikujt e publikuar: “Bravo, vazhdo punën e mire”.

Zjarr Tv Ad