Skuadra e Tiranës ka bërë një paraqitje jot ë mirë në kupat e Europës, kun ë tre takime të luajtura ka koleksionuar po kaq humbje.
Bardheblutë janë munduar të ruajnë boshtin e skuadrës së sezonit të kaluar megjithatë ka patur disa largime të rëndësishme. Largimi i elementëve si Hoxhallari,Toli,Hoti, etj e kanë dobësuar jo pak organikën e trajnerit Shehi.
Drejtuesit e klubit deri tani kane afruar Hasanin, Aleksin, Hililën dhe Hussein por këto afrime nuk kanë bindur të paktën deri tani.
Një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën gjatë sezonit të shkuar ishte Ennur Totre i cili duket se dëshiron ta vazhdoj diku tjetër karrierën e tij futbollistike. Skuadra e Shaktjor Soligorsk i ka bër një ofertë futbollistit dhe Bjellorusia mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Duhet thënë se Totre është nën kontratë me Tiranën dhe kampionët e Bjellorusisë duhet të përmbushin kërkesat ekonomike të bardhëebluve për të marrë shërbimet e futbollistit.