Tjetër lëvizje nga Arta Vorpsi, zbulohet kërkesa për anëtarët e Kushtetueses

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi u betua te noterja Miranda Xhemalçe, dhe jo në presidenti, Arta Vorpsi e zgjedhura automatikisht si e para e renditur në listë, iu ka kërkuar anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska e Fiona Papajorgji që t’i njohin asaj mandatin e anëtares së gjykatës kushtetuese.

Burimet bëjnë të ditur se pas diskutimeve dhe konsultimeve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë marrë një vendim. 2 prej anëtarëve kanëë mbrojtur qëndrimin se nuk janë ata autoriteti që mund të marrë një vendim të tillë dhe se Kushtetuta nuk iu jep tagër për këtë. Pritet që Arta Vorpsi ta marrë këtë përgjigje edhe zyrtarisht në mënyrë individuale. Mësohet se Marsida Xhaferllari nuk mori pjesë në mbledhje për shkak të konfliktit të interesit.

Pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë pas pak me një qëndrim për rezolutën e miratuar nga Parlamenti.

Zjarr Tv Ad