Tjetër paralajmërim nga SHBA, Escobar: S’do të hezitojmë të vendosim sanksione për ata që destabilizojnë rajonin

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, ka thënë se Washingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për akterë të korruptuar dhe që destabilizojnë”, ka thënë Escobar.

“Është shumë frustruese dhe kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,” ka shtuar Escobar.

SHBA-ja ditë më parë ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, derisa të mërkurën sanksione shtesë i kanë vënë edhe kreut të “Republika Srpskas”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës.

Zjarr Tv Ad