Valë ndryshimesh në disa institucione në vend. Ministrat e sapo emëruar kanë bërë lëvizjet e tyre të para.
Keshtu edhe ditën e sotme ka patur ndryshime në shkarkime nga detyra dhe emerime. Drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë prej disa muajsh. Në institucionet e varësisë së Ministrisë kjo është lëvizja e tretë. Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.
Sot u shkarkua kreu i ARRSH Afrim qendro dhe në vend të tij u emërua Sonila Qato.
Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja.