Tjetër shqiptar humb jetën në burgjet greke

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Identifikohet i riu shqiptar qe u gjent i pajetë në një burg të Greqisë.

I riu që vuante dënimin në burgun e Koridhalosit u gjet në orët e parë të së dielës pa shenja jete në qelinë e tij eshte 33-vjeçari Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.

Sipas mjekëve të burgut, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e shqiptarit.

Ata dyshojnë se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur kështu dyshime të mëdha. Gjithsesi, do të jenë ekzaminimet e mjekësisë-ligjore që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit. Neë të njëjtin burg, javët e fundit, ka humbur jetën shqiptari tjetër Albert Bako dhe një 65-vjeçar grek.

 BURGU FAMËKEQ

Në një hark të shkurtër kohor, në burgun e gjendur në Athinë kanë humbur jetën tre shqiptarë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin. Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor. Ndonëse rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, një mik i Gëzimit shprehet se përgjatë 20 ditëve, 33-vjeçari është mbajtur përtej dënimit në burg.

Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar. I arrestuari për plagosjen e 14 personave dhe pjesëmarrjen në vrasjen e një avokati të njohur grek, dyshohet se është vrarë nga një tjetër shqiptar. Bako u transferua në burgun e Koridhalosë, në pritje të procesit gjyqësor për vrasjen e avokatit.

Ai u la në qeli me shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe personi i dyshuar që e ekzekutoi. Ky i fundit dyshohet se veproi në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë. Albert Bako ka plagosur 14 persona në një bar në vitin 2014, ndërsa akuzohet për vrasjen në tentativë të avokatit Giorgos Antonopoulos dhe si nxitës i vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos.

VRASJET

Pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, ka pasur një rritje të urrejtjes ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. Prej fundit të muajit tetor, kur RENEA vrau Konstantinos Kaçifas, në Greqi janë vrarë dhjetëra shqiptarë në rrethana të paqarta. Gjithashtu gjatë viteve të fundit ka pasur disa raste, ku të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit dhe dhunës.

Rasti, që ka bërë më shumë jehonë në media, është ai i Ilia Karelit (Kudret Kume). Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Dokumenti i dhunës me pamje solli më pas pranimin e dhunës nga vetë gardianët e burgut, si dhe dënimin e tyre për një veprim të tillë. Por, nga ana tjetër, shumë raste të tjera të dhunës dhe vdekjeve misterioze të shqiptarëve në burgjet e Greqisë kanë mbetur të pazbardhura.

Zjarr Tv Ad