Tjetër skandal me inceneratorët/ PD: Qeveria i jep edhe 6.1 milionë euro “Integrated Energy”. SPAK të vrasë frikën e të mos mbyllë sytë

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PD ka denoncuar sot nje tjeter skandali me inceneratoret. Ne nje deklarate per mediat, Sekretarja per Marredheniet me Publikun Jola Hysaj ka deklaruar se jane edhe “6.1 milionë euro të tjerë nga xhepat e shqiptarëve qe do japë qeveria për djegësa që nuk punojnë”.

“Integrated Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.

Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.

Edhe pse mbjetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin”, tha ajo nderkohe qe i ka bere thirrje SPAK të veprojë.

“Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën. Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumave të tilla, që lëvrohen por nuk kthehen në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë”.

Deklaratë e Sekretares për Marrëdheniet me Publikun në PD, Jola Hysaj:

Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria.

Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.

Edhe pse mbjetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.
Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë do të thotë kjo:

-Mafia e plehrave ka imunitet politik;

-Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre;

-Qeveria nuk ndalet, sepse e sheh se të vetmit që ‘e hanë’ janë peshqit e vegjël, dhe të mëdhenjtë nuk preken;
-Qeveria vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse nuk ka trysni, as nga drejtësia dhe as nga arbitrazhi i huaj;

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që ta vrasë frikën.

Çdo stepje, çdo mbyllje sysh para shumave të tilla, që lëvrohen por nuk kthehen në punë apo investime publike, i bën ata bashkëfajtorë.

Hemorragjia financiare dhe turpërimi publik, mbyllen vetëm me nisma të guximshme. Opozita e bashkuar në Frontin e Shpëtimit Kombëtar do të përkrahë cdo prokuror që mbron interesin publik dhe kombëtar.

Një qeveri që vjedh popullin e vet, nuk përfaqëson më shumicën, por një klikë.
Zakoni i klikave është që pasi mbysin zërat kundër, u kthehen bashkëpunëtorëve.

Shqipëria është në rrezik.

Zjarr Tv Ad