Tjetër tërmet ndjehet në Tiranë

0
2

Një tjetër tërmet është regjistruar pak minuta më parë rreth 36 km larg Tiranës me magnitude 3.5 ballë. Sipas të dhënave të ESMC-së epiqendra ka qenë rreth 10 km në veri-perëndim të Lushnjes me thellesi 12 km.

Përgjatë gjithë orëve të natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje të tokës ndërsa raportohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.

Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.