Tjetër TRAGJEDI në det, mbytet varka me 60 emigrantë, mes tyre fëmijë dhe foshnja

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 30 emigrantë mund të jenë mbytur pasi varka e tyre u mbyt në Oqeanin Atlantik pranë Ishujve Kanarie.

Lajmi është bërë me dije nga dy organizata bamirësie, Ëalking Borders dhe Alarm Phone të cilët bënë me dije se varka mbante rreth 60 persona.

Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë, por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.

Helena Maleno Garzon, nga Ëalking Borders, tha se 39 persona ishin mbytur, duke përfshirë katër gra dhe një foshnjë, ndërsa Alarm Phone tha se 35 persona ishin të zhdukur. Të dyja organizatat monitorojnë varkat e migrantëve dhe marrin telefonata nga njerëzit në bord ose të afërmit e tyre. Varka u mbyt rreth 100 milje (160 km) në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën.

“Është torturë të kesh 60 njerëz, përfshirë gjashtë gra dhe një foshnjë, që presin për më shumë se 12 orë shpëtim në një varkë fryrëse të dobët që mund të fundoset”, tha zonja Garzon.

Një anije spanjolle e shërbimit të shpëtimit, Guardamar Caliope, ishte vetëm rreth një orë larg nga gomone të martën në mbrëmje, raportoi Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore spanjolle të lajmeve EFE.

Zjarr Tv Ad