Tjetër viktimë në Tiranë nga aksidentet

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u përplas mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burime nga policia thanë se e moshuara me inicialet F. S., ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të mëdha.

Tiranë/ Informacion Paraprak:

Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F. S., rreth 70 vjeçe.

Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU.

Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad