Tjetërsim pronash, kërkohen 3 vite burg për ish kryebashkiakun e Lezhës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Lezhës ka dhëne pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit.

Për ish-kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kërkoi 3 vite burg dhe ish-nënkryetarin Enver Hafizi 2 vite burg.

Ndërsa për ish-kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka 4 vite burg.

Po ashtu është kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë që është tjetërsuar.

Hetimet për këtë çështje në bashkinë e Lezhës kanë nisur qysh në vitin 2017 kur në prokurori u denoncuan rastet e tjetërsimit të pasurive.

Pas plotësimit të dosjeve në pranga u vendosën 12 persona, ndër të cilët dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj. Në kërkim janë shpallur dhe 11 persona.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, duke tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 mtokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Zjarr Tv Ad