TK, e vetmja viktimë e RAMACOVID-19!

0
404

Teatri u shëmb! U pa dhe u tha gjithçka këto ditë! Diçka dua të parashtroj rreth ngjarjes e cila tronditi opinionin publik shqiptar e jo vetëm! U mbushën mbi dy vjet që prishja e Teatrit kontestohej, kundërshtohej nga një komunitet i madh artistësh dhe aktorësh të këtij vendi! Përtej aktorëve të skenës shqiptare në “lojë” për mbrojtjen e Teatrit u fut shoqëria civile , faktori ndërkombëtar. Pjesa e shëndoshë e medias doli në mbrojtje të kauzës së artistëve! Prishet Teatri, nuk prishet Teatri… Ky refren mori fund dy ditë më parë. Ai u shëmb dhunshëm! Ai u shëmb natën! Qeveria me segmentet fanatike të pushtetit të saj veproi naten me fadroma, policë dhe dhunë! Dy janë elementët që dëshiroj ti prek paksa!
Pse natën?
Pse në situatën e COVID-19 nëpër këmbë?!!
Personalisht, shumë kollaj gjej dhe përgjigjet e pyetjeve të mia! U veprua naten sepse Edi Ramës punët e pista i shijojnë naten! Kështu ndodhi me prishjen e banesave në Unazën e Astirit! Kështu ka ndodhur në cdo cep të Republikës! Rama vepron natën dhe vetëm natën! Edi Rama, Erjon Veliaj e Sandër Lleshaj duke qënë pjesë e “infektuar” e virusit, gjeti momentin më të “bukur” për ta fshirë nga memorja e kulturës kombëtare dhe të vetmen godinë që kishte mbetur në zemër të Tiranës! Këta dhe oborri i tyre shfrytëzuan situatën “virus” kur kundërshtarët e prishjes ishin të izoluar! E gjithë kjo situatë pandemie dhe izolimi solli të vetmen viktimë. Viktima e parë u bë Teatri Kombëtar!
Si me magji virusi RAMACOVID-19 sapo varrosi Teatrin u largua! U shpallën shume territore zona të gjelbërta, u la lëvizja e lirë! Të flasësh për shëmbjen e Teatrit Kombëtar këndvështrimet janë të shumta dhe analiza është e gjatë! Unë po i bie shkurt: E vetmja viktimë e COVID- 19 ishte Teatri Kombëtar!
Kush e ka radhën?!!
Të shohim!
Virusin Rama- Veliaj-Lleshaj i kemi nëpër këmbë! Pas shëmbjes së Teatrit ne duhet të rrimë zgjuar! Duhet të rrimë zgjuar sepse nuk i dihet në cfarë ore na troket tek dera e shtëpisë COVID-Rama-Lleshaj-Lali Eri!..Ah! Për kujtesë e mbyllje të refleksionit tim: Lotët e aktorit Medi Malkaj nuk harrohen lehtë! …
Nga Greta Hoxha.