Tmerr/ Mbylli brenda nënën dhe motrat, djali i vë zjarrin shtëpisë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një familje fierake ka përjetuar tmerr në mesnatë. Banesa e tyre është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:12, ku më pas u zbulua se autori është djali i shtëpisë.

Ky i fundit pasi ka vënë zjarrin, ka mbyllur brenda pjesëtarët e tjerë të familjes dhe ka tentuar të largohej nga banesa.

Mirëpo, është konstatuar dhe kapur nga policia. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja bënë të mundur nxjerrjen e familjarëve jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit.

Dyshohet se shtetasi A.D vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe,(të cilat nuk kanë pësuar dëmtime por vetëm shënja asfiksie) u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, – bën të ditur policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

 

Zjarr Tv Ad