“Together forever”, Manastirliu del në foto me Tritan Kalon: Mirënjohje për kontributin e tij

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar ditën e sotme një foto me mjekun e njohur Tritan Kalo.

Duke vlerësuar kontributin e tij si pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Manastirliu shprehet se kafet e punës me Kalon kanë qenë periodike gjatë periudhës së pandemisë.

“Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.

Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.
Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.

Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”,” shkruan Manastirliu.

Ditën e sotme, mjeku i sëmundjeve infektive, Tritan Kalo njoftoi se është larguar nga Komiteti i Ekspertëve, duke qenë se politika ia doli edhe këtë herë të përçajë mjekët.

Zjarr Tv Ad